Wed, Nov 26, 2025

LAJM I FUNDIT! Iu rrëzua kërkesa për heqjen e masës “arrest në shtëpi”, Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë

LAJM I FUNDIT! Iu rrëzua kërkesa për heqjen e masës “arrest në shtëpi”, Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë
  • PublishedFebruary 7, 2024

Iu rrëzua kërkesa për heqjen e masës “arrest në shtëpi”, Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet në arrest shtëpi, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në seancën që nisi në orën 09:00 e që zgjati pak minuta, gjyqtarja Ilirjana Olldashi shpalli vendimin, ndërkohë që vetë Berisha nuk ishte i pranishëm.

Ndërkohë, një kërkesë e dytë e Berishës do ta detyrojë gjykatën të zbresë në seancë në datën një shkurt, ku do të vlerësohet  nëse është apo jo i drejtë konkluzioni i SPAK, për të mos e lejuar ish kryeministrin që  të shkojë në parlament.

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që në 30 dhjetor, u paraqit në SPAK të martën, ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani.


AlbaniaWeb.net