Wed, Nov 26, 2025

“Komisioni për Çështjet Ligjore luan një rol të rëndësishëm”, ambasadori i BE: Të gjitha projektligjet e shqyrtuara nga Kuvendi të jenë në përputhje me legjislacionin

“Komisioni për Çështjet Ligjore luan një rol të rëndësishëm”, ambasadori i BE: Të gjitha projektligjet e shqyrtuara nga Kuvendi të jenë në përputhje me legjislacionin
  • PublishedFebruary 7, 2024

“Teksa Shqipëria ecën përpara në procesin e integrimit në BE, Komisioni për Çështjet Ligjore luan një rol të rëndësishëm.
Në takimin tim të djeshëm me kryetaren Klotilda Bushka dhe zëvendëskryetaren Dhurata Çupi, ramë dakord për rëndësinë e të siguruarit që të gjitha projektligjet e shqyrtuara nga Kuvendi të jenë në përputhje me legjislacionin dhe standardet e BE-së.
Theksuam gjithashtu nevojën për ta bërë parlamentin e Shqipërisë 🇦🇱 gati për sfidën e negociatave të anëtarësimit në BE🇪🇺.” Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.


AlbaniaWeb.net