Tue, Nov 25, 2025

Bejzade: Rezultat i drejtë ndaj Tiranës, te Erzeni ka besim të madh

Bejzade: Rezultat i drejtë ndaj Tiranës, te Erzeni ka besim të madh
  • PublishedFebruary 11, 2024

Skerdi Bejzade debutoi me barazim në stolin e Erzenit. Pas ndeshjes ndaj Tiranës (1-1), trajneri u shpreh se rezultati ishte i drejtë.

“Të them të vërtetën barazimi me Tiranën quhet rezultat pozitiv. Pas ndeshjes çunat ishin të mërzitur sikur kishin humbur. Mendoj rezultat i drejtë. Besojmë të gjithë si ekip. Erzeni ka bërë lojëra të bukura. Ka pasur fatin e keq. Sot u rikthye Hasanbelli, një ndër portierët më të mirë të Superligës.

Ndejtëm mbrapa, e kapëm Tiranën 3-4 raste të pastra. Besoj me këtë ide morëm atë që donim, mos të humbnim. Me Skënderbeun java tjetër do jetë ndeshje tjetër.

Çfarë ndryshoi nga pjesa e parë në të dytën?

Tirana luajti me 3-4 sulmuesa na vuri në vështirësi. Krosat e Hoxhallarit raste goli. Mos ta lenim këtë lojtar të krosonte. Patëm fatin që 1 kros u realizua se mund të pësonim dhe tjetër” – Tha ai.

AlbaniaWeb.net