Mon, Nov 24, 2025

“Mungon dokumenti i bashkimit të PD”/ Alizoti: Berisha, faktori kryesor opozitar! Replikon Rakipllari: Ti analizon çfarë të intereson

“Mungon dokumenti i bashkimit të PD”/ Alizoti: Berisha, faktori kryesor opozitar! Replikon Rakipllari: Ti analizon çfarë të intereson
  • PublishedFebruary 12, 2024

Bashkimi i grupit të “Rithemelimit” dhe Gazment Bardhit në selinë e PD-së, u bë temë debati këtë mbrëmje në studion e “Top Story”.

Gazetarja Sonila Agostini u shpreh se pavarësisht bashkimit në seli, mungon një dokument, që do të zyrtarizonte këtë bashkim. Ndërsa deputeti, Tomor Alizoti, tha se PD është sot e bashkuar, por e konsideroi qesharak “faktin se parlamenti njeh vetëm 7 deputetë”. Për të, Sali Berisha, është faktori kryesor i opozitës, por që “mbahet mbyllur pa akuzë nga SPAK”. Në diskutim ndërhyri drejtori i Departamentit të Informacionit në AlbaniaWeb.net, i cili iu drejtua Alizotit se “bën analiza vetëm për atë që i intereson”.

Pjesë nga debati në “Top Story”:

Agostini: Mungon një dokument i bashkimit. Brenda grupit parlamentar të PD-së, si do stë sillet struktura e re përballë SPAK.

Mungon shpjegimi se si gjatë gjithë kësaj kohe nuk doli askush që të mundë Berishën. Kush i ka penguar që të dilnin, të shprehnin një vizion, një qëndrim dhe të kishte mbështetjen e një grupi.

Kush do ta ngjizë bashkimin e opozitës me elektoratin, kur është i dyzuar nga

Alizoti: Kjo fjala mekanike, më duket qesharake. Sot ishte një ditë shumë e mirë. PD është bashkuar

Agostini: Jeni parti pa vulë

Alizoti: Të gjithë padrejtësitë në botë janë bërë pa procedurë. Fakti që parlamenti është kaq qesharak, është një parlament që nuk e di ku e merr guximin të mos njohë 50 deputetë, vetëm 7.

Agostini: Ia keni bërë ju kërkesë

Alizoti: Tani, edhe ju e dini që 50 është më shumë se 7

Agostini: Ju s’keni bërë asnjë diskutim të qenësishëm në parlament

Rakipllari: Parlamenti njeh kryetar të Grupit Parlamentar Bardhi

Alizoti: Berisha është sot faktori më i madh opozitar. Nëse ne flasim Amerikë, ne duam vlerat e Amerikës. Ama që sot, që njeriu më i rëndësishëm del dhe thotë rrezikohem familjarisht dhe Prokuroria nuk merret, por mbyll në shtëpi dikë në moshën 80-vjeçare, pa pasur asnjë akuzë. Të papushtetshmit janë të prekshmit në Shqipëri. Berisha është sot i papushtetshëm. Ai i bashkisë do prekej po të ishte pa pushtet.

Agostini: Po ç’do të thotë të hetosh mirë, se ata janë prokurore të pavarur

Rakipllari: Problemi qëndron se ti i bën të mira analizat për atë që të intereson ty, por e vërtetë e tërë është se Berisha e kërkoi vetë izolimin. Ishte strategjia e tij me avokatët, duke mos shkuar në SPAK. SPAK ka sot nivelin më të lartë të besueshmërisë në publik, sepse ka përballë të paprekshmit

Alizoti: Po lëri mo këto. Kë ka goditur SPAK

Rakipllari: Ka ministra, ka Vangjush Dakon…

Alizoti: Dako, peshk i vogël… Merr sondazhin e Institutit Republikan Amerikan

Curri: Ka njerëz që i besojnë SPAK-ut, Bardhi e ka mbështetur. Ka njerëz që mezi kanë pritur të mbyllet në kullë Berishën.


AlbaniaWeb.net