Wed, Nov 26, 2025

Shpëton Romeo, cili u largua mes Heidit dhe Lisit?

Shpëton Romeo, cili u largua mes Heidit dhe Lisit?
  • PublishedFebruary 13, 2024

Elvis Myrta i njohur ndryshe si Lisi është i eliminuari i radhës nga shtëpia e ‘Big Brother Vip 3’. Eliminimi i tij erdhi nga hapja e kutisë së pandorës nga Graciano i cili çoi kategorikisht në nominim gazetarin, Romeon dhe Heidin.

Romeo ishte i pari që shpëtoi me shumicën e votave nga publiku. Më pas Heidi dhe Lisi janë nisur drejt studios nga ku është zbuluar vendimi i publikt për eliminimin e Lisit.

Fati e desh që gazetari mos të kishte një biletë kthimi, për të cilën shpresonte se do të ndryshonte 360 gradë qëndrimin dhe lojën e tij në shtëpinë më të famshme.

Vendimi është pritur me keqardhje nga Romeo dhe banorët e tjerë, ndërsa në gjendje të rëndë emocionale është parë edhe Graciano megjithëse ishte vetë zgjedhja e tij.