Tue, Nov 25, 2025

Në timon nën efektin e lëndëve narkotike/ Kapet 21-vjeçari në kryeqytet, 115 të arrestuar për drejtim mjeti nën ndikimin e drograve

Në timon nën efektin e lëndëve narkotike/ Kapet 21-vjeçari në kryeqytet, 115 të arrestuar për drejtim mjeti nën ndikimin e drograve
  • PublishedFebruary 14, 2024

Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit me iniciale A. F., 21 vjeç, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë, mbas verifikimeve të kryera ku rezultoi në efektin e alkoolit, në masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi në efektin e lëndës droguese THC.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit, si i dyshuar për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.


AlbaniaWeb.net