“Pse më ngacmon plakën?” Detaje nga ngjarja në Kavajë, ja pse u qëllua me thikë 55-vjeçari

Një 55-vjeçar është qëlluar me thikë në Kavajë.
Sipas burimeve, dyshohet se shkaku i këtij sulmi ishte një konflikt, pasi 55-vjeçari I. K., i ka thënë një të panjohuri “pse më ngacmon plakën”, duke nënkuptuar se i panjohuri ka ngacmuar bashkëshorten e tij.
Ai ka mbërritur i plagosur në spitalin rajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në lagjen nr.5 të Kavajës. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
AlbaniaWeb.net
