Fotot/ U arrestua me mbretin ndërkombëtar të trafikut të drogës, lihet në burgun në Bolivi shqiptari i rrezikshëm

Gjashtë të arrestuar në Bolivi për trafik droge mes tyre edhe shqiptari Lorenc Hyseni janë lënë në burg, pasi dolën para gjykatës.
Seanca dëgjimore për masat paraprake u zhvillua me dyer të mbyllura brenda Forcës Speciale për Luftën kundër Krimit (Felcc), në kryeqytetin Santa Cruz, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që i akuzuari përfaqësonte.
Prokurori Víctor Hugo Cervantes tha për EL DEBER se gjashtë të pandehurit do të mbahen në paraburgim për një periudhë prej 180 ditësh.
Në seancën që zgjati 5 orë ishin të akuzuarit Wálter Rivero Lola (bolivian), Leonardo Barsad da Rocha (brazilian), Álvaro Roca Casupa (bolivian), Lorenc Hyseni (shqiptar), Joao Batista da Silva Carneiro (brazilian) dhe Jacop Dick Peter (bolivian).
Sipas mediave lokale, një person i shtatë është arrestuar në Brazil.
Ai u identifikua si Lourival Máximo da Fonseca, mbret ndërkombëtar i trafikut të drogës.
AlbaniaWeb.net
