Fri, Feb 20, 2026

“Divorci është bërë”/ Gazi e quan të përfunduar shoqërinë me Julin

“Divorci është bërë”/ Gazi e quan të përfunduar shoqërinë me Julin
  • PublishedFebruary 21, 2024

Në përfundim të spektaklit, Gazi pati dje një përplasje shumë të fortë me Julin me të cilin nga fillimi i këtij edicioni kishte krijuar një marrëdhënie të mirë miqësie.

Por duket se konkurrenca për të qenë lojtari më i mirë ka bërë të vetën. Në një bisedë me Riken, mesditën e sotme, Gazi u zotua se nuk do të ketë më asnjë lloj raporti me Julin.

“U mbyll, divorci është bërë”, tha ai.

Banorja u përpoq ta këshillonte të mos nxitohej, por mesa duket Gazi është i prerë në këtë vendim dhe tashmë dy banorët do të vazhdojnë në shtëpinë më të famshme si konkurrentë.

Biseda e plotë në videon më poshtë: