Mon, Feb 23, 2026

Beyonce thyen heshtjen për betejën e përjetshme shëndetësore

Beyonce thyen heshtjen për betejën e përjetshme shëndetësore
  • PublishedFebruary 21, 2024

Beyonce ka folur për një çështje personale me të cilën ka luftuar gjatë gjithë jetës së saj, ‘Psoriaza’ një gjendje autoimune që prek lëkurën dhe kyçet.

Artistja 42-vjeçare zbuloi për herë të parë se ajo përballet me një sëmundje ndërsa foli me revistën Essence.

Tema u ngrit teksa ajo diskutoi gamën e saj të re të kujdesit për flokët Cécred. Edhe Beyonce ka ditë të këqija për flokët.

“Kam shumë kujtime të bukura të lidhura me flokët e mi. Marrëdhënia që kemi me flokët tanë është një udhëtim kaq i thellë personal. Nga kalimi i fëmijërisë sime në sallonin e nënës sime e deri tek babai im duke aplikuar vaj në lëkurën e kokës – këto momente kanë qenë të shenjta për mua”-vazhdoi ajo, duke treguar për herë të parë se ajo lufton me këtë gjendje.