Wed, Jul 2, 2025

EMRI/ Shpërdoroi detyrën duke shitur produkte ushqimore të kompanisë ku punonte, pranga 40-vjeçarit në Korçë

  • PublishedMay 10, 2023

Shpërdoroi detyrën duke shitur produkte ushqimore me vlerë të konsiderueshme, të kompanisë në të cilën ishte i punësuar, pranga 40-vjeçarit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gentjan Shegani, banues në fshatin Drenovë, Korçë.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, me detyrë agjent shitjeje në një kompani që tregton produkte ushqimore me shumicë, gjatë periudhës tetor 2022-mars 2023, ka tërhequr mallra të ndryshme për llogari të kësaj kompanie dhe nuk i ka depozituar ato, por i ka shitur në subjekte të tjera, duke përfituar shumën 2 600 000 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.