Tue, Nov 25, 2025

Rama e Vuçiç dy takime në dy ditë, komisioneri i zgjerimit në dyshim cilën rrugë të zgjedhë, çfarë nuk kapën mediat nga samiti me BE-në

Rama e Vuçiç dy takime në dy ditë, komisioneri i zgjerimit në dyshim cilën rrugë të zgjedhë, çfarë nuk kapën mediat nga samiti me BE-në
  • PublishedFebruary 29, 2024

Për të dytën ditë me radhë kryeministri Edi Rama ka pritur një tjetër samit në Tiranë, këtë herë mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Në samitin e mbajtur në Pallatin e Kongreseve, kreu i qeverisë shqiptare ka takuar me radhë krerët e shteteve të rajonit, ku sërish ka marrë pjesë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

I pranishëm gjithashtu ka qenë edhe Komisioneri Zgjerimit, Oliver Varhely i cili në një moment ka ngatërruar rrugën deri te Pallati i Kongreseve, çka ka shkaktuar edhe të qeshura mes tij dhe kreut të qeverisë.


AlbaniaWeb.net