Wed, Nov 26, 2025

Sokol Cikalleshi shënon golin e 10-të në Superligën turke (VIDEO)

Sokol Cikalleshi shënon golin e 10-të në Superligën turke (VIDEO)
  • PublishedMarch 9, 2024

Pas Rey Manajt, ishte radha e Sokol Cikalleshit të shënonte në kampionatin turk ditën e sotme. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e radhës me Konyasporin, që po luan në fushën e vet kundër Adana Demirspor.

Edhe këtë herë goleadori kavajas shënoi në pika e bardhë. Ishte minuta e shtatë kur Konya fitoi një penallti, të cilën sulmuesi kuqezi e shndërroi në gol. I dhjeti sezonal në kampionat për 32-vjeçarin.

()

AlbaniaWeb.net