Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. largohen së bashku nga festa e Oscars
![]()
Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. u larguan së bashku nga festa e ‘Oscar’ të Vanity Fair 2024, mes thashethemeve se dyshja janë në një romancë.
Ylli i “Kardashians” dhe lojtari i “Baltimore Ravens” u fotografuan duke dalë nga Qendra Wallis Annenberg në Beverly Hills, Kaliforni, së bashku me shefen e markës “KKW Brands”, Tracy Romulus.
Kardashian kishte zgjedhur të vishte një fustan të markës “Balenciaga”, ndërsa Beckham Jr. zgjodhi një kombinim me rroba lëkure nga koka te këmbët.
![]()
Thashethemet për një marrëdhënie të mundshme mes themelueses së “Skims”, 43 vjeçe dhe yllit të NFL, 31 vjeç, filluan të qarkullojnë në shtator.
