Mon, Nov 24, 2025

Partnerja italiane e Lorik Canës qëndis flamurin shqiptar

Partnerja italiane e Lorik Canës qëndis flamurin shqiptar
  • PublishedMarch 14, 2024

Ish-futbollisti i njohur shqiptar Lorik Cana po shijon momentet më të bukura me familjen e tij, bashkëshorten italiane Mocina Ercoli dhe dy fëmijët e tyre. Cana nuk është shumë aktiv në rrjete sociale por kur poston sigurohet të marrë vëmendjen e jo vetëm ndjekësve të tij por edhe mediave.

Ai ka postuar para pak orësh në “Instatsory” një moment kur bashkëshortja e tij qëndis me shumë dashuri flamurin shqiptar. Monica duket shumë e përkushtuar në atë që po bën ndërsa, Lorik përpiqet t’i tërheqë vëmendjen duke e thirrur “Marigo”, gruaja që besohet se qëndisi flamurin, të cilin Ismail Qemali e ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.

Ky veprim simbolik është një dëshmi e respektit dhe dashurisë së saj për kulturën dhe vendin e bashkëshortit të saj.