Wed, Nov 26, 2025

Kiara Tito rrëfen emocionet që ndjeu kur pa Luizin në BBV3

Kiara Tito rrëfen emocionet që ndjeu kur pa Luizin në BBV3
  • PublishedMarch 16, 2024

Luiz Ejlli është i ftuari special i natës së sotme në BBV3, ku do të prezantojë këngën e tij të re dhe do të jetë edhe opinionist për natën e sotme. Kiara ka postuar një Instastory ku ka treguar emocionet që ka ndjerë kur ka parë Luizin të rikthehet përsëri në vendin ku ata janë njohur.

Duke parë babi Luin. Emocion si të isha në një natë Prime brenda shtëpisë

Luiz Ejlli solli një energji ndryshe në Prime-in e sotëm, ku mes shumë batutash nuk la pa thumbuar edhe moderatorin Ledion Liço, duke e thirrur Arbana. Ai gjithashtu analizoi edhe situatat e ndodhura gjatë kësaj jave në shtëpi.