Thu, Nov 27, 2025

Sot seanca për divorcin nga Princ Leka, momenti kur Elia Zarahia del nga Gjykata

Sot seanca për divorcin nga Princ Leka, momenti kur Elia Zarahia del nga Gjykata
  • PublishedMarch 18, 2024

Sot është zhvilluar seanca gjyqësore për divorcin e Elia Zaharias dhe Princ Lekës.

Aktorja është parë duke dalë nga gjykata, ku kjo është edhe dalja e saj e parë, pas përfshirjes në një sherr të dhunshëm me Princ Lekën. Elia ka qenë e shoqëruar nga avokatja e saj dhe shihet e qetë.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici. Të dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur princi ka shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur. Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërkohë që prej disa kohësh ata jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.

ndërsa prej disa kohësh jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.