Wed, May 14, 2025

Emrat/ Konflikti i armatosur në Shijak, identifikohet i plagosuri dhe autori

  • PublishedMarch 22, 2024

Arbër Hoxha është autori i dyshuar i plagosjes që ndodhi këtë të premte në mesditë në Shijak.

30-vjeçari plagosi me armë në këmbë Enidor Dedjan. Raportohet se rreth orës 11:15, me tyre nisi një konflikt për motive banale, që agravoi më pas në përdorimin e armës nga Hoxha. Pas ngjarjes, autori u arratis, ndërsa policia ka rrethuar zonën, për të bërë të mundur gjetjen e tij.


AlbaniaWeb.net