Sat, May 17, 2025

Futbollisti i Kilit vlerëson Shqipërinë: Ndeshje e vështirë ndaj një rivali të rrezikshëm në kundërsulm

  • PublishedMarch 22, 2024

Kili përballet me Shqipërinë në orën 20.45, në një ndeshje miqësore. Mbrojtësi i skuadrës kiliane, Gabriel Suazo në një intervistë të dhënë për mediat vendase u shpreh se ekipin e pret një ndeshje të vështirë, ndaj një kundërshtari të fortë.

“Kemi të parën ndeshjen me Shqipërinë ku do të japim gjithçka në fushë. Pak nga pak po kuptojmë idetë e trajnerit të ri. Ne e dimë se është e vështirë dhe nuk e shikojmë si një miqësore, por duam të fitojmë çdo ndeshje.

Shqipëria? E dimë që ka futbollistë të mirë, të cilët luajnë në Europë dhe që shfrytëzon kundërsulmin dhe goditje nga jashtë zonës, por punojmë me sulmin për ta penguar”, tha ai.

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net