Mon, Nov 24, 2025

Video/ Egla Ceno ende në shtëpi? E papritura në “Big Brother VIP”

Video/ Egla Ceno ende në shtëpi? E papritura në “Big Brother VIP”
  • PublishedApril 1, 2024

Pas daljes së saj nga shtëpia u ngritën pikëpyetje mbi vendndodhjen e aktores, ndërsa në faqen e BBV është publikuar një video e saj e mbyllur brenda një dhome me mure të bardha.

Egla Ceno mesa duket është e izoluar në një ambient tjetër të shtëpisë së famshme dhe ky mund të jetë një rreng për banorët e tjerë dhe aktorja mund të kthehet sërish në garë.

Në pamje ajo shfaqet e vetme në dhomë, teksa shkruan edhe një mesazh për nënën e saj në dysheme.

“Mami jam ok”, shkruan aktorja, teksa ka “vizatur” edhe një diell dhe fytyrë në tokë.