Wed, Nov 26, 2025

VIDEO/ Shihni momentin kur droni iranian u kap mbi Malin e Tempullit në Jerusalem dhe një tjetër del jashtë atmosferës së tokës

VIDEO/ Shihni momentin kur droni iranian u kap mbi Malin e Tempullit në Jerusalem dhe një tjetër del jashtë atmosferës së tokës
  • PublishedApril 14, 2024

Janë mbresëlënëse videot e operacionit të përgjimit të dronëve iranianë mbi Jerusalem me qiellin e mbushur me shkreptima shpërthimesh në ajër.

Dronët iranianë fluturuan gjithashtu mbi ndërtesën e Knesset-it , Parlamentin izraelit, ku u kapën nga forcat izraelite. Mbrojtja ajrore izraelite u aktivizua plotësisht për të kundërshtuar sulmin masiv me dron dhe raketë iranian kundër Izraelit.

 

Një video tjetër tregon një përgjim ekstra-atmosferik, që do të thotë jashtë atmosferës së Tokës, të një rakete balistike iraniane mbi Izrael. Përgjimi duket se është kryer nga sistemi izraelit Arroë 3 ose ndoshta nga një anije e marinës amerikane në brigjet duke përdorur raketa anti-balistike SM-3. Autoritetet izraelite kanë raportuar se pothuajse të gjithë dronët iranianë të nisur kundër Izraelit janë rrëzuar.


AlbaniaWeb.net