Wed, Nov 26, 2025

“Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit”, zyrtari i lartë: Shtrirja nuk është përcaktuar ende

“Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit”, zyrtari i lartë: Shtrirja nuk është përcaktuar ende
  • PublishedApril 14, 2024

Ministria e Jashtme e Iranit tha se sulmi ishte në hakmarrje ndaj një sulmi vdekjeprurës izraelit në konsullatën iraniane në Damask, Siri, në fillim të këtij muaji.

Presidenti amerikan Joe Biden e bëri të qartë se SHBA nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion sulmues kundër Iranit, sipas një zyrtari të lartë të administratës.

Udhëheqësit e huaj në Lindjen e Mesme dhe më gjerë kanë shprehur shqetësimin për sulmin brenda natës të Iranit dhe kanë bërëthirrje për ulje të tensionit. Disa e dënuan hapur Teheranin, ndërsa të tjerë kërkuan një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.