Wed, Nov 26, 2025

Ten Hag: Bëmë gabime ndaj Bournemouth, United u përmirësua në pjesën e dytë por vonë

Ten Hag: Bëmë gabime ndaj Bournemouth, United u përmirësua në pjesën e dytë por vonë
  • PublishedApril 14, 2024

Manchester United zhgënjeu në Premier League, me atë barazim 2-2  ndaj Bournemouth. Trajneri i “Djajve të kuq”, Ten Hag doli në konferencë pas ndeshjes.

“Ne kemi një ekip me karakter. Sigurisht, ne duam të fitojmë, por ne e humbëm topin tre herë në zona ku nuk duhej ta kishim humbur. Nuk ishim gjithmonë të organizuar mirë, sidomos në anën e djathtë kishte boshllëqe dhe situata ku mund të kishim përfituar.

Pjesa e dytë ishte më e mirë. Morëm më shumë përgjegjësi. Në pjesën e dytë ishin dy gjëra që u thashë djemve të bënin, të qëndronin në pozicion dhe të mos bënin gabime dhe pastaj të bënim punën ton në mbrojtje,”- Tha Ten Hag.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net