Pamje/ Aksident i rëndë në Shëngjin, përplasen tre makina, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shëngjin, ku tre mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Gazetarja Brixhilda Deda bën me dije për AlbaniaWeb.net, se deri më tani raportohet për tre persona të plagosur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
AlbaniaWeb.net
