Wed, Nov 26, 2025

Altin Zeqiri nuk di të ndalet, kosovari realizon 2 gola të tjerë për Rizersporin

Altin Zeqiri nuk di të ndalet, kosovari realizon 2 gola të tjerë për Rizersporin
  • PublishedApril 14, 2024

Altin Zeqiri po kalon një formë mjaft të mirë te skuadra e Rizersporit këto javë, teksa edhe në ndeshjen e fundit që kosovari bëri me skuadrën e tij, arriti të shënonte dy herë, duke qenë vendimtar në fitoren 3-0 që ata morën kundër Antaliasporit.

23-vjeçari arriti të shënonte në minutën e 33-të dhe të 60-të të lojës. Tashmë ai ngjitet në kuotën e 5 realizimeve këtë kampionat dhe bashkë me ekipin po luftojnë për një vend në kupat e Europës, pasi gjenden me pikë të barabarta me Beshiktashin e vendit të katërt, pozicion që të kualifikon në grupet e Ligës së Konferencës, sezonin e ardhshëm.

AlbaniaWeb.net