Sun, Nov 23, 2025

Osimhen bën gati “valixhet”, nuk bën pjesë në planet e Napolit, ku do të transferohet nigeriani?

Osimhen bën gati “valixhet”, nuk bën pjesë në planet e Napolit, ku do të transferohet nigeriani?
  • PublishedApril 27, 2024

Victor Osimhen do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni, kjo është e vetmja gjë e sigurt, por mbetet e paqartë se ku do të transferohet “bomberi” nigerian.

Sipas Il Mattino, në kontratën e re që palët firmosën pak kohë më parë, është përfshirë një klauzolë largimi prej 120-130 milionë euro.

Për momentin, klubi më i interesuar për shërbimet e Osimhen është PSG, me Al Khelaifi që e sheh si pasuesin e Mbappe. Sigurisht, një opsion mbetet edhe Arabia Saudite, ku sheikët janë të gatshëm t’i plotësojnë çdo kërkesë ekonomike lojtarit, por dhe presidentit De Laurentiis.

()

 

AlbaniaWeb.net