Tue, Nov 25, 2025

“Tym i bardhë”, PSG drejt rinovimit të kontratës me trajnerin Luis Enrique

“Tym i bardhë”, PSG drejt rinovimit të kontratës me trajnerin Luis Enrique
  • PublishedApril 30, 2024

Dy tituj tashmë në kasafortë (Ligue 1 dhe Trophée des Champions), dy të tjerë për të pushtuar për ta bërë të paharrueshëm sezonin e parë në pankinën e Paris Saint-Germain. Sido që të mbyllet sezoni, puna e Luis Enrique mund të vlerësohet vetëm pozitivisht, veçanërisht për mënyrën se si ai e menaxhoi skuadrën në momentet më të komplikuara.

Kështu, raporton L’Equipe, me median e njohur që shkruan se pa marrë parasysh rezultatin e gjysmëfinales së Champions kundër Borussia Dortmundit dhe finales së Kupës së Francës kundër Lyonit, fati i trajnerit spanjoll tashmë është i shkruar.

Luis Enrique  do të vazhdojë të jetë në krye të PSG. Marrëdhëniet mes 53-vjeçarit dhe drejtuesve është mjaft e mirë,  takimet e para janë planifikuar në ditët në vijim për rinovimin e kontratës, e cila skadon në qershor 2025.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net