Mjeti lundrues në Vlorë rrezikoi të fundosej për shkak të defektit, policia kufitare shpëton 12 persona! Gjobitet pronari, nuk kishte dokumentacion
Policia kufitare në Vlorë ka shpëtuar 12 persona të cilët ndodheshin në një gomone e cila rrezikoi të fundosej për shkak të një defekti.
Ka qenë pronari i mjetit lundrues, 30 vjeçari E.L i cili ka njoftuar policinë përballë portit të Vlorës për defektin që kishte pësuar gomonia.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kufitare bënë të mundur shpëthimin e 30 vjeçarit, pronarit të mjetit lundrues dhe 11 turistëve nga Polonia, Franca, Izraeli dhe Belgjika.
Ndërsa pas verifikimeve të kryera, rezultoi se gomonia e 30 vjeçarit është mjet për përdorim personal dhe nuk është pajisur me Çerftifikatën e Operatorit Turistik Detar. Për pasojë 30 vjeçari E.L u ndëshkua me gjobë prej 100 mijë lekësh.
AlbaniaWeb.net