Fri, May 8, 2026

Barcelona mendon të sakrifikojë Lewandowskin, sulmuesi i Liverpool shihet si zëvendësuesi

Barcelona mendon të sakrifikojë Lewandowskin, sulmuesi i Liverpool shihet si zëvendësuesi
  • PublishedMay 5, 2024

Teksa po i vjen fundi sezonit, Barcelona po mendon për merkaton. Problemet financiare mund të detyrojnë klubin katalanas që të shesë didisa lojtarë të mëdhenj. Mes tyre mund të jetë edhe Robert Lewandowski, lojtari më i paguar në skuadër. Për sulmuesin polak ka interesim nga Arabia Saudite dhe një ofertë e kënaqshme mund të bindë klubin e madh të La Liga.

Nga ana tjetër, sipas The Sun, Barcelona ka identifikuar edhe profilin e duhur për ta zëvendësuar atë. Bëhet fjalë për Darëin Nunez, sulmuesin e Liverpool. Kujtojmë se uruguaiani ishte një nënshkrim rekord, kushtoi gati 100 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2028 me klubin e The Reds.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net