Sat, Mar 21, 2026

Projekti “Engage”/ BE trajnon 20 ekspertë për mbrojtjen e biodiversitetit detar! Bakiu: Të realizohet një platformë e konsoliduar për krijimin e një rrjeti të zonave të mbrojtura në Adriatik

Projekti “Engage”/ BE trajnon 20 ekspertë për mbrojtjen e biodiversitetit detar! Bakiu: Të realizohet një platformë e konsoliduar për krijimin e një rrjeti të zonave të mbrojtura në Adriatik
  • PublishedMay 11, 2024

Përfundoi këtë të premte në Tiranë seminari 3 ditor i financuar nga Bashkimi Europian për trajnimin e ekspertëve të biodiversitet detar dhe vendimmarrësve të rinj me qëllim rritjen e aftësive dhe kapaciteteve për të mbrojtur habitatin në zonat e mbrojtura detare.

Profesor, Rigers Bakiu, koprdinatori i projektit “Engage” për Shqipërinë thotë se ekspertët do të angazhohen në mbrojtjen e biodiversitetit në zonat e mbrojtura detare të Adriatikut të jugut.

“Në kuadër të implementimit të strategjisë “Eusair”, këta ekspertë përfituan një eksperiencë dhe atë do ta integrojnë në aktivitetet e punës së tyre të përditshme në ruajtje të biodiversitet dhe habitatreve për zonat e mbrojtura. Pse jo e duke sensibilizuar edhe aktivitetet ekonomike, si turizmi dhe peshkimi, me qëllim ruajtjen e biodiversitet në zonat e mbrojtura detare”, tha Bakiu.

Sipas Bakiut, ky trajnim krijoi një network mes ekspertëve për të ndikuar në vendimmarrje sa herë që habitatet e zonave të mbrojtura detare mund të kërcënohen.

“Ky seminar trajnimi ka shërbyer në mënyrë të tillë që të ketë një shkëmbim të informacionit dhe aftësimi i ekspertëve të tillë me qëllim që, sot të kemi aktorët e interesit së bashku me përfaqësues nga institucionet që të krijohet një platformë e konsoliduar për krijimin e një rrjeti të zonave të mbrojtura në Adriatik”, tha Bakiu.

Në seminarin trajnues 3 ditor morën pjesë dhe u certifikuan 20 ekspertë nga Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi.

VIDEO