Fri, Mar 20, 2026

Formacionet zyrtare, nis përballja Borussia Dortmund-Real Madrid në finalen e Champions League

Formacionet zyrtare, nis përballja Borussia Dortmund-Real Madrid në finalen e Champions League
  • PublishedJune 1, 2024

UEFA Champions League është bërë gati për aktin e fundit të edicionit 2023-2024, teksa në “Wembley” do të diskutojnë trofeun Borussia Dortmund dhe Real Madrid.

Një finale shumë e veçantë, kjo edhe për faktin se është fundi i një epoke sepse nga sezoni ardhshëm do të kemi një format të ri në Championsi. Një herë fituesi i Champions-it, Dortmund kërkon të ngrejë sërish trofeun pas 27 viteve, megjithatë këtë mbrëmje sfidohet nga “pronarët” e këtij kompeticioni, Reali që kërkon të marrë trofeun e 15-të dhe të thyejë rekordin e vet.

Ndërsa jemi në prag të takimit që nis në orën 21:00, dy trajnerët, Terzic dhe Ancelotti kanë publikuar edhe formacionet me të cilat do të nisin këtë përballje./ Super Sport


AlbaniaWeb.net