Sat, Mar 21, 2026

E papritur/ Albano lë “Ferma VIP”, fermerët bëhen “copash” për ta ndaluar

E papritur/ Albano lë “Ferma VIP”, fermerët bëhen “copash” për ta ndaluar
  • PublishedJune 2, 2024

Albano Bogdo ka qenë një prej fermerëve më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”. Mirëpo mbrëmjen e djeshme ai mori një vendim të papritur teksa la garën përgjysmë, kjo si pasojë e një debati mes tij dhe Robertit.

Përpjekjet e të gjithë fermerëve të tjerë ishin të mëdha teksa në një mënyrë apo në një tjetër mundoheshin të mos e lejonin që ai të largohej prej fermës, por e kotë, ai e kishte vendosur…

Por kur të gjithë fermerët e tjerë u mërzitën me këtë vendim të aktorit, i vetmi që nuk e prishi terezinë ishte “shkaktari”, Robert Aliaj.

“E di që do pendohem, por e kam marrë vendimin”, u shpreh kështu Albano teksa mori valixhen dhe iu drejtua derës kryesore për të dalë përfundimisht nga “Ferma VIP”.