VIDEO/ Gol me Zvicrën, Shaqiri protagonist në miqësore

Xherdan Shaqiri protagonist. Lojtari me origjinë shqiptare realizoi për Zvicrën, në ndeshjen ndaj Estonisë. Në përballjen miqësore të luajtur në Swissporarena (Luzern), Shaqiri mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke dërguar topin në rrjetë.
Zvicra po përgatitet për kampionatin europian, ku në fazën e grupeve do të sfidojë Gjermaninë, Hungarinë dhe Skocinë.
(J.S/)
