Fri, Aug 22, 2025

FOTO/ Vajza dhe gruaja e Silvinjos në mbështetje të Shqipërisë, Tati Mendes: Akoma luftojmë!

  • PublishedJune 16, 2024

Shqipëria e nisi me humbje Euro 2024, pas përballjes me Italinë e cila fitoi me shifrat 2-1. Në stadiumin e Dortmundit kishte mbi 50 mijë tifozë të Kombëtares kuqezi, por nuk munguan edhe dy mbështetëset më të mëdha të trajnerit Silvinjo.

Vajza e tij Tati Mendes së bashku me nënën ndodheshin në “Signal Iduna Park” për të bërë tifo për brazilianin por edhe për Shqipërinë.

Tati ishte e shoqëruar edhe nga partneri i saj dhe të tre mbanin veshur fanellat e Kombëtares. Ajo ka publikuar disa foto me mbishkrim: Akoma luftojmë!

 

AlbaniaWeb.net