Wed, May 14, 2025

“Zien” rrjeti/ A e kopjoi Gjiko reperin amerikan në duetin me të birin?

  • PublishedJune 17, 2024

Pak ditë më parë, këngëtari i njohur nga Kosova, Gjiko, publikoi një super bashkëpunim me djalin e tij të vogël, Zërin.

“Baby Shark”, është kënga që e solli dyshen në duet, derisa u pëlqye shumë dhe për pak ditë arriti të grumbullojë mbi 2 milionë klikime në YouTube.

Mirëpo rrjeti “po zien” teksa përflitet se ky bashkëpunim është “kopjuar” prej dikujt tjetër.

Para pak muajsh, u publikua një këngë goxha e ngjashme me të Gjikos, e cila poashtu përfshin një reper dhe një fëmijë por komentet në TikTok sugjerojnë se ky ka qenë influencimi i Gjikos.

Për të mos e zgjatur, më poshtë keni të paraqitura dy projektet muzikore dhe gjykojeni vetë…