Gara e Splitit në Kroaci/ Piloti shqiptar renditet në vendin e dytë
Piloti Gentjan Shaqiri arriti të marrë vendin e dytë me makinën e tij “Formula 3”, në Split të Kroacisë.
Në garë merrnin pjesë më shumë se 100 sportistë nga 12 vende të Evropës. Shaqiri tha për “Ora e fundit” në “ABC News” se ishte garë e fortë dhe emocionuese.
“Unë e dhashë mesazhin. Shpresoj që edhe kombëtarja ta japë këtë mesazh kundër Kroacisë. Gara e Splitit është e vlefshme për garën e Evropës Qendrore, në disiplinën malore, është gara e dytë që e zhvilloj. Arritëm garën në vendin e dytë dhe ky është rezultati më i arritshëm që mund të kishim marrë. Na jep shumë premisa dhe shpresojmë ta përsërisim këtë rezultat që pas disa ditësh zhvillohet 22-23 qershor në Krujë”, tha.
Piloti shqiptar tha se ka arritur të kapë një shpejtësi deri në 200 kilometra në orë, duke dhuruar spektakël të vërtetë.
“Unë garoj me makinën ‘Formula 3’. Shpresojmë që të arrijmë në vendin e parë në garën e FIA CEZ. Në garën e Splitit mund t’i kem kaluar 200 km/orë në pistën e drejtë të pistës”, tha ai.