Fri, Mar 20, 2026

LIVE PORTUGALI-SLLOVENI/ Nis koha shtesë, “luftë” e fortë për në çerekfinale

LIVE PORTUGALI-SLLOVENI/ Nis koha shtesë, “luftë” e fortë për në çerekfinale
  • PublishedJuly 1, 2024

Portugalia dhe Sllovenia luajnë kundër njëra-tjetrës në Frankfurt, me fituesin që shkon në çerekfinale.

Ronaldo me shokë do të kërkojnë që të vazhdojnë misionin e tyre për të ngritur lart trofeun.

Nga ana tjetër, sllovenët kërkojnë të jenë një surprizë e bukur këtë Europian dhe të shtangin skuadrën e Roberto Martinez.

REZULTATI LIVE:

PORTUGALI 0-0 SLLOVENI

KOMENTI LIVE:

100′ Stankovic shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

95′ Verbic provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që devijohet dhe shkon jashtë kuadratit.

91′ Nis shtesa e parë!

90+5′ Mbyllen 90 minutat në barazim 0-0!

89′ Ronaldo godet me të majtën brenda zonës, por topi ndalet nga Oblak.

86′ Zëvendësim te Sllovenia. Largohet Stojanovic dhe në vendin e tij futet Verbic.

76′ Zëvendësim te Portugalia. Largohet Leao dhe në vendin e tij futet Conceicao.

74′ Dy zëvendësime te Sllovenia. Largohen Sporar dhe Mlakar, në vendet e tyre futen Celar dhe Stankovic.

72′ Ronaldo tenton me një tjetër predhë nga goditja e dënimit, me topin që shkon mbi kuadrat.

65′ Zëvendësim te Portugalia. Largohet Vitinha dhe në vendin e tij futet Jota.

62′ Sesko avancon mjaft mirë në zonë, por tentativa e tij me të majtën shkon larg kuadratit.

55′ Ronaldo lëshon një predhë nga goditja e dënimit, por topi ndalet nga Oblak.

47′ Bernardo Silva tenton me një gjuajtje me të majtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+3′ Palhinha provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit.

44′ Sesko provon me një gjuajtje nga distanca, por topi ndalet nga Diogo Costa.

37′ Karnicnik ndalon një top me dorë dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

34′ Ronaldo provon me një predhë nga goditja e dënimit, me topin që shkon mbi kuadratin e portës.

32′ Drkusic shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Leaos dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

31′ Ronaldo tenton me një gjuajtje me kokë, por Oblak e kontrollon pa probleme me duar.

5′ Ruben Dias godet me të majtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

1′ Starton sfida në Frankfurt!

FORMACIONET ZYRTARE:



AlbaniaWeb.net