Gjendet në mes rrugës me fraktura të rënda në kokë e trup, 22-vjeçari nga Shkodra niset drejt Traumës, dyshimet

Një 22-vjeçar nga Shkodra është gjetur në gjendje të rëndë për jetën mëngjesin e sotëm, në vendin e njohur si “Panorma në Lezhë”, në anë të rrugës.
Sipas burimeve të gazetares së AlbaniaWeb.net Brixhilda Deda, paraprakisht dyshohet se 22-vjeçari ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka marrë fraktura të rënda në trup dhe koke.
I riu fillimisht është dërguar në spitalin e Lezhës më pas drejt traumës në Tiranë, ndërsa policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të plagosjes.
AlbaniaWeb.net
