Wed, Dec 17, 2025

“Vjehrra bën magji”, dalin detajet nga filmi që do të bëjë çift Oltën dhe Luizin

“Vjehrra bën magji”, dalin detajet nga filmi që do të bëjë çift Oltën dhe Luizin
  • PublishedMay 25, 2023

Marrëdhënia e tyre në “Big Brother VIP” ishte dashuri-urrejtje, por një gjë është e sigurt: kimia nuk mungonte.

Po flasim për Luizin dhe Oltën që krijuan një rivalitet të madh në format e në fund treguan se gëzojnë respect dhe vlerësim për njëri-tjetrin.

Por raporti i tyre do vijojë edhe jashtë. Jo vetëm miqësor por edhe me projekte. Olta tha në “Post Big Brother VIP” se ka projekte e bashkëpunim me fituesin e reality-shoët që do i sjellë por nuk zbuloi se për çfarë bëhet fjalë.

Prej ditësh thuhet se ata do luajnë në një film, pjesë e të cilit do jenë edhe banorë të tjerë të “Big Brother”. Është raportuar se Olta dhe Luizi do të jenë çift, burrë e grua. Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhëti, ku protagonistët kryesorë do të jenë dyshja Luiz-Olta.

Së fundmi gazetari Blendi Salaj ka zbuluar në ‘Wake Up’ disa detaje të reja. Moderatori tha se dyshja luajnë rolin e të dashuruarve, ndërkohë që vjehrra i bën magji Oltës.

“Çifti më i madh ose më i rëndësishëm i momentit, mund të mos jetë Luiz-Kiara, por mund të jetë Luiz-Olta. Flitet për një film të mundshëm ku Luizi dhe Olta do të jenë protagonistë të filmit ku ata luajnë një çift ku vjehrra i bën magji nuses që është Olta. Vjehrrën mund ta luajë Kiara (them unë)”- shtoi Bledi.