Conference League/ Bie Drita, por ka ende shpresë për kualifikim, mundet edhe Decic

Sot u luajtën disa nga ndeshjet e para të turit të 3-të të Conference League. Drita pësoi disfatë 1-0 ndaj Audas në Letoni, duke mbajtur kështu të gjalla shpresat e kualifikimit. Sfida u vendos nga një gol i Tavares, pas vetëm 8 minutash lojë.
Në krahun tjetër, skuadra shqiptare e Decic u mund 1-0 në Finlandë nga HJK. Goli i vetëm i sfidës erdhi nga Erëin, në fillimin e pjesës së dytë. Me interes pritet ndeshjet e kthimit, pas një jave.
(J.S/)
