Sun, Nov 23, 2025

Ndjekësi e ngatërron me këngëtarin, ja si përgjigjet Ilir Shaqiri

Ndjekësi e ngatërron me këngëtarin, ja si përgjigjet Ilir Shaqiri
  • PublishedSeptember 5, 2024

Balerini i njohur Ilir Shaqiri është tepër aktiv në rrjete sociale i cili shpeshherë shihet të ndajë momente nga përditshmëria me ndjekësit e tij.

Së fundmi, Iliri postoi në “Instastory” një fotografi ku tregonte disa nga përbërësit e ushqimit që po përgatiste. Ai mori mesazhe të shumta, por njërin prej tyre e postoi në “Instastory”. Një ndjekës e ka falënderuar për këngët që ai bën.

Ai ka ngatërruar fituesin e BBV1 me këngëtarin shqiptar që mban të njëjtin emër dhe mbiemër si ai, Ilir Shaqiri.

O bac si je, a u lodhe? Faleminderit për krejt këngët me 17 vjet që i kam i dëgjoj dhe s’ka muzikë ma t’mirë”, i ka shkruar ndjekësi.

Ndërkohë Iliri me humor i përgjigjet:

Ti i gjete të gjitha. Vet i knoj e vet i kërcej.