Sun, May 10, 2026

E la vetëm 2 muajsh, djali i Dr. Florit feston ditëlindjen e 10-të

E la vetëm 2 muajsh, djali i Dr. Florit feston ditëlindjen e 10-të
  • PublishedSeptember 9, 2024

Në familjen e Dr Florit ditën e djeshme ka pasur festë. Vogëlushi i tij, Dani tanimë është bërë një zotëri i vërtetë.

Ka qenë Blerina, ajo e cila ka postuar një video të Danit duke fryrë qirinjtë e 10-vjetorit.

I vogli ishte vetëm dy muajsh kur Dr Flori u nda nga jeta. Por, edhe pse prej dhjetë vitesh është larguar nga kjo jetë ai vijon të jetë i pranishëm kudo me këngët e bukura që ka lënë dhe me kujtimet.