Thu, May 7, 2026

Trajneri i Hungarisë: Holanda më e fortë se Gjermania, japim shpirtin në fushë

Trajneri i Hungarisë: Holanda më e fortë se Gjermania, japim shpirtin në fushë
  • PublishedOctober 10, 2024

Hungaria do të sfidojë Holandën, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri  i hungarezëve, Marco Rossi e pranoi faktin se përballë do të jetë një kundërshtar i një niveli të lartë.

“Holanda është më e fortë se Gjermania. Nesër do të bëjnë gjithçka për të dominuar ndeshjen. Ne duhet të përfitojmë nga situatat ku mund t’i vëmë në vështirësi” – tha Rossi para sfidës.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net