Tue, Jul 1, 2025

KAS e quan të ligjshëm votimin e të burgosurve në Rrogozhinë

  • PublishedJune 6, 2023

vendosi të martën që të njohë si të vlefshëm votimin e të burgosurve në burgun e Rrogozhinës, pavarësisht pretendimeve dhe provave që solli koalicioni “Bashkë Fitojmë” për paligjshmërinë e ngritjes së Komisionit të Qendrës së Votimit dhe listës së votuesve në këtë QV.

Relatori i çështjes, Ledio Braho shpalli vendimin për “rrëzimin e kërkesës për mospërfshirjen në tabelën e rezultateve për bashkinë Rrogozhinë të rezultatit të zgjedhjeve për Qendrën e votimit  2224/1 të IEVP Rrogozhinë”.

Po të martën, KAS vendosi ndryshimin e tabelës së rezultateve për bashkinë Rrogozhinë pas rinumërimit të votave për 55 qendra votimi, duke ngushtuar rezultatin mes dy kandidatëve me vetëm 21 vota më tepër për kandidatin e Partisë Socialiste, .

Sipas tabelës së re të rezultateve, për këtë bashki janë 10237 vota të vlefshme, 273 vota të pavlefshme, 5129 vota për kandidatin Edison Memolla dhe 5108 vota për Shkëlqim Hoxhën e “BF”-së.

, përfaqësues ligjor i koalicionit Bashkë Fitojmë tha se vendimi i KAS-it do të apelohej në Kolegjin Zgjedhor, pasi provat dhe faktet tregonin për një paligjshmëri të procesit me efekt të dukshëm në ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve.

“Është një proces që ka filluar pa një qendër të ngritur sipas ligjit, pa një listë të miratuar sipas ligjit, ku kanë votuar shtetas të cilët ligji i ndalon në mënyrë kategorike që të votojnë në këto lloj zgjedhjesh në atë qendër të posaçme,” tha Kaso.

Gjatë seancave të shqyrtimit, avokatët e koalicionit BF argumentuan se Komisioni i Qendrës së Votimit në këtë burg ishte ngritur pa vendimmarrje të KQZ-së dhe se shumica e të burgosurve që kishin votuar nuk kishin të drejtë të votonin bazuar në kriteret ligjore, për shkak të vendbanimit dhe mospasjes së emrit në listën e zgjedhësve.

Sipas Kasos, kriteri numerik që parashikon ligji është 15 zgjedhës me të drejtë vote që të kenë vendbanimin në atë zonë me kod unik banese, ndërkohë që vetëm 2 prej tyre kanë vendbanim në Rrogozhinë. Ai iu referua të dhënave për votuesit e kësaj QV të dorëzuara nga Drejtoria e Burgjeve.

“Nuk mund të privilegjohen dhe as të diskriminohen,” tha Kaso, duke shtuar se asnjë shtetasi tjetër nuk u lejohet të ndryshojnë qendrën e votimit pas shpalljes së listës së zgjedhësve.

BF kërkoi pavfleshmëri të veprimeve administrative dhe përsëritje zgjedhjesh në këtë bashki.

Por përfaqësuesi ligjo i PS-së,  kundërshtoi pretendimet e opozitës, duke e lidhur kontestimin e tyre me rezultatin e ngushtë.

“Të burgosurit nuk janë skllevër, nuk u privohet liria e votës,” tha ai, duke shtuar se pala tjetër nuk kishte pasur asnjë ankesë për këtë QV në proceset e mëparshme zgjedhore.

Kutia e burgut, e cila u numërua e fundit,  ishte ajo që i dha fitoren kandidatit të PS-së në Rrogozhinë, pasi nga 92 vota në total 80 ishin në favor të tij.

Koalicioni Bashkë Fitojmë ka pretendime të ngjashme dhe në rastin e bashkisë Belsh, duke kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara në QV nr. 2565/01 IEVP Burgu Kosovë, që i përket zonës zgjedhore të kësaj bashkie.