Lulzim Basha pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PD-së? Ja si përgjigjet Sali Berisha
“Jashtë çdo lloj mundësie”, ishte përgjigjia e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me pyetjen nëse Lulzim Basha do të jetë pjesë e listës së kësaj force politike në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të zhvillohen më 11 maj 2025.
Kjo përgjigje erdhi në një konferencë për media, në selinë blu të PD-së.
“Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën. Ai nuk ka rëndësi regjistri, ai është si binjak siamez i Taulant Ballës.
Jashtë çdo lloj mundësie, aq sa mund të jetë Taulant Balla.
Nuk i referohem vetëm Toyota Yaris, ata u mpleksën shumë me njëri-tjetrin. Janë disa çështje”, u shpreh Berisha.