Vota e diasporës, Floriana Garo: Emigrantët, fokus i PD, do sjellin ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri! Programi ynë përqendrohet tek përmirësimi i ekonomisë
Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur ditën e sotme, ku demokratët janë fokusuar tek vota e diasporës.
Zëdhënësja e PD, Floriana Garo, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë foto nga mbledhja, teksa shkruan se emigrantët dhe votat e tyre mbeten fokus i forcës politike.
“Angazhimi i demokrateve mbeshtetes ne emigrim, te cilet zoterojne ID/ pasaporte shqiptare, dhe duan te votojne per te sjelle ndryshimin e shumepritur ne Shqiperi eshte Prioritet per ne!”, shkruan ajo
Sakaq, sipas saj këto vota do “sjellin ndryshimin e shumëpritur”.
Garo shkruan se programi i PD do të fokusohet tek përmirësimi i ekonomisë për shqiptarët, pasi shprehet se “Programi yne do te kete ne fokus qytetaret dhe permiresimin e klimes ekonomike, e per pasoje edhe njerezit tane ne diaspore do te lehtesohen nga kushtet me te mira per afermit e tyre ne Shqiperi.”
Postimi i plotë:
Sot ne mbledhjen e Kryesise, Diaspora mbetet ne fokusin e Partise Demokratike.
Angazhimi i demokrateve mbeshtetes ne emigrim, te cilet zoterojne ID/ pasaporte shqiptare, dhe duan te votojne per te sjelle ndryshimin e shumepritur ne Shqiperi eshte Prioritet per ne!
I ftojme te gjithe te regjistrohen per te votuar ne:
diaspora.kqz.gov.al
Ne kemi se cfare do tu ofrojme qytetareve shqiptare! Programi yne do te kete ne fokus qytetaret dhe permiresimin e klimes ekonomike, e per pasoje edhe njerezit tane ne diaspore do te lehtesohen nga kushtet me te mira per afermit e tyre ne Shqiperi.
Diaspora do te jete nje nder shtyllat kryesore te Fitores se Partise Demokratike!