Thu, Nov 20, 2025

“Do përdorej për qëllime turistike”, gomonia në kamionin me jonxhë në Vlorë, ja çfarë deklaroi shoferi. Policia kontrolle dhe në…

“Do përdorej për qëllime turistike”, gomonia në kamionin me jonxhë në Vlorë, ja çfarë deklaroi shoferi. Policia kontrolle dhe në…
  • PublishedJune 14, 2023

VLORË

Një gomone 10 metër e gjatë, e konsideruar e rrezikshme është gjetur sot në Babicë të Vlorës në një kamion të mbushur me jonxhë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se shoferi i kamionit është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje.

“Ai ka deklaruar se gomonia do përdorej për qëllime turistike. Gomonia ishte në pjesën e pasme të trajlerit, relativisht e madhe. Klasifikohet si një gomone e rrezikshme sa i përket dyshimeve për trafik droge apo klandestinësh. Policia është duke hetuar për përdorimin e saj”, raportoi gazetari Mehmeti.

Ai tha gjithashtu se ka pasur dhe kontrolle banesash të personave të cilët kishin në pronësi trajlerin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.