Fri, Nov 21, 2025

Lautaro “frikëson” Inter-in, kapiteni zikaltër dëmtohet dhe largohet nga grumbullimi me Argjentinën

Lautaro “frikëson” Inter-in, kapiteni zikaltër dëmtohet dhe largohet nga grumbullimi me Argjentinën
  • PublishedMarch 20, 2025

Lajme jo të mira në shtëpinë zikaltër. Lautaro Martinez do të lërë grumbullimin me kombëtaren argjentinase, duke humbur kështu të dyja sfidat e Marsit me kampionët e botës në fuqi, ato ndaj Uruguait dhe Brazilit. Shkak është bërë një dëmtim muskulor i sulmuesit të Interit në bicepsin femoral.

Sipas La Gazzetta dello Sport , Lautaro do të rikthet në Milano, aty ku do të mbahet i observuar nga mjekët e skuadrës së Interit, ku do t’i nënshtrohetvizitave mjekësore për të kuptuar më shumë gjendjen e tij dhe se kur mund të rikthehet të jetë i gatshëm për Simone Inzaghin.


AlbaniaWeb.net