Fri, Nov 21, 2025

Rama në Elbasan, tregon bisedën me të rinjtë e FRPD Vlorë: Pasi u bashkuan me ne, thanë ‘s’dimë si të menaxhojmë fitoren se vetëm kemi humbur’! Batuta për Dash Sulën

Rama në Elbasan, tregon bisedën me të rinjtë e FRPD Vlorë: Pasi u bashkuan me ne, thanë ‘s’dimë si të menaxhojmë fitoren se vetëm kemi humbur’! Batuta për Dash Sulën
  • PublishedMarch 28, 2025

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me shtabin elektoral në Elbasan, ka bërë batuta për deputetin demokrat Dash Sula, i cili mbeti jashtë liste dhe nuk kandidon nën sloganin e asnjë force politike në këto zgjedhje.

“Dash Sulën si e kemi? Ia nxora Dashit, se e përcaktova si një specie që nuk ka lidhje me kënetën edhe e hodhi këneta jashtë. Një gjë e tha bukur ama, Gjel deti jam, por jam gjel deti që shtyp. Kështu që, zoti i shtoftë inatin tani”, tha Rama.

Ndër të tjera ai tregoi edhe një histori me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së në Vlorë, të cilët tha se janë bashkuar me PS.

Rama tha se njëri prej tyre i kishte thënë se nuk do dinë sesi të menazhojën fitoren sepse ishin mësuar vetëm me humbje.

“Më të bukur ma tha një nga ata çunat aty te FRPD-së së Vlorë, të gjitha ata, më kryesorët, erdhën te ne. Tha ne nuk kemi rrugë tjetër, do bashkohemi në këtë fazë. Tha i vetmi stres që kemi është si do ta menaxhojmë fitoren, tha ne nuk jemi mësuar me fitu. Ne dimë vetëm të menaxhojmë humbjen”, tha Rama