Fri, Dec 26, 2025

Plagosja në Pogradec, në pranga 44 vjeçari që dyshohet të ketë ndihmuar autorin të largohet nga vendngjarja

Plagosja në Pogradec, në pranga 44 vjeçari që dyshohet të ketë ndihmuar autorin të largohet nga vendngjarja
  • PublishedMarch 31, 2025

Një 44-vjeçar në Pogradec është arrestuar, shtetas ky i cili ishte në automjetin që u largua 54-vjeçari nga vendngjarja, ku ngeli i plagosur me mjet prerës shtetasi M. T., 36 vjeç.

Ai u arestua për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

NJOFTIM

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë vijuar veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 29.03.2025, në lagjen nr 3, Pogradec, ku ngeli i plagosur shtetasi M. T., 36 vjeç dhe në vijim u bë arrestimi i shtetasit L. O., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. B., alias A. O., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë prezent dhe shtetasi S. J, i cili është larguar me automjetin me të cilin u largua dhe autori nga vendi i ngjarjes.

Po nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. J., kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të dhënë nga Gjykata e Korçës, për veprën penale ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Në vijim u bë kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Pogradec, i shtetasit S.J, 44 vjeç, banues në Blacë, Pogradec., i cili u arrestua për verën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit